Aktualitet

Vjedhje, dhunë dhe drejtim mjeti pa leje! 7 të arrestuar në Tiranë në 24 orë

Policia informon se në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar i cili ishte i dënuar me 6 muaj burg për veprën penale 'vjedhje'.

29 Korrik 2022, 09:34 Nga A.B
Vjedhje, dhunë dhe drejtim mjeti pa leje! 7 të arrestuar në
Policia

TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Policia informon se në pranga ka përfunduar një 23-vjeçar i cili ishte i dënuar me 6 muaj burg për veprën penale 'vjedhje'. Po ashtu, është vënë në pranga dhe një 39-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu në pranga kanë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndyshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin në kërkim G. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja“. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Valias, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- R. C., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- A. T., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

- K. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën "Haki Stërmilli", ka aksidentuar shtetasen Sh. P., 72 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- A. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll