Aktualitet

Tezja nuk i kthehet në banesë, 34-vjeçari në Tiranë kërkon ndihmë në polici

Gruaja me inicialet M.A, është larguar ditën e djeshme nga banesa në drejtim të paditur.

29 Korrik 2022, 09:32 Nga A.B
Tezja nuk i kthehet në banesë, 34-vjeçari në Tiranë
Policia

TIRANË- Një 54-vjeçare është raportuar si e zhdukur në kryeqytet. Ka qënë nipi i saj ai i cili ka denoncuar në polici zhdukjen e tezes. Gruaja me inicialet M.A, është larguar ditën e djeshme nga banesa në drejtim të paditur. Sipas policisë, gruaja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Forcat blu kanë nisur punën për gjetjen e saj. 

NJOFTIMI:

Më datë 28.07.2022, ka bërë kallëzim shtetasi K. D., 34 vjeç, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, tezja e tij, shtetasja M. A., 54 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

zhduket 54-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll