Politike

Kuvendi voton! Miratohet shkarkimi i Ahmetajt, postin ia merr Balluku

Opozita votoi kundër duke mbledhur gjithsej 32 vota.

28 Korrik 2022, 17:45 Nga A.B

Kuvendi voton! Miratohet shkarkimi i Ahmetajt, postin ia merr Balluku

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme dekretet e Presidentit Bajram Begajt për ndryshimet në qeveri. Dekreti për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit dhe emërimi në vend të tij i Belinda Balluku ka marrë 76 vota pro dhe 32 vota kunder nga 108 deputetë pjesëmarres në votim. Po kaq vota mori edhe vendimi për Majlinda Dhokën si kryenegociatore e Shqipërisë me BE-në. Opozita votoi kundër duke mbledhur gjithsej 32 vota.

Balluku mori kështu postin e Arben Ahmetajt, i cili tashmë është një deputet i thjeshtë, kurse Dhuka zëvendësoi në detyrë Zef Mazin.

Seanca e sotme e Kuvendit u zhvillua vetëm për të miratuar ndryshimet në qeveri dhe nuk pati debat, gjë që shkaktoi reagimin e opozitës, të cilët thanë se Nikolla nuk u dha fjalën për të fshehur aferat që sipas tyre është përfshirë kryeministri Rama. Deputeti i Partisë Demokratikie Enkelejd Alibeaj dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundërshtuan vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, e cila nuk lejoi që në sallë të kishte debate. 

Kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendës kryeministrit dhe i ministrit të shtetit më 25 korrik. Në vend të Ahmetajt, Rama ka emëruar ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Ballukut. Java nisi dhe me ndryshime në disa poste të tjera. Rama ndryshoi dhe Kryenegociatorit me BE Zef Mazin, duke e zëvendësuar me Majlinda Dhukën. Sipas Ramës, tani që prioriteti i Rindërtimit ia lë vendin prioritetit të Negociatave me BE do të ndërrojë edhe profili i ministrave.

seance plenare 28 korrik 2022 arben ahmetaj edi rama belinda balluku

Sondazh

Poll