Politike

VD-Rama miting në Tiranë, Berisha: Unë do festoj në Mirditë me shqiptarë të vërtetë. Hajde "bye-bye"

Sali Berisha komentoi edhe festimet që janë parashikuar të zhvillohen sot në Tiranë për çeljen zyrtare të negociatave me BE-në.

28 Korrik 2022, 17:19 Nga k.m.
VD-Rama miting në Tiranë, Berisha: Unë do festoj në
Sali Berisha

TIRANË- 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës, Sali Berisha do e festojë në Mirditë, ku sipas tij ka shqiptarë të vërtetë.Nga dalja për mediat prej selisë së Parlamentit, Sali Berisha komentoi edhe festimet që janë parashikuar të zhvillohen sot në Tiranë për çeljen zyrtare të negociatave me BE-në.

"Me kaq po ju falënderoj sepse unë po nisem për në Mirditë. Do festoj me mirditorët 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Rama bën anti-miting, ndërsa unë do e festoj me shqiptarët e vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar të cilët siç patë mesazhet vijnë aty vetëm për të ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës.

Në fakt, të kremtosh marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njëlloj si të shkosh me Saimir Tahirin në ‘Shtëpinë e Bardhë’.

sali berisha seance plenare 28 korrik 2022

Sondazh

Poll