Politike

Meta sigurims? Autoriteti i Dosjeve po përgatit padinë për këtë çështje

Autoriteti po kërkon dosjen e përndjekjes së Filip Talos, ku mendohet se ndodhet dhe procesverbali me firmën e personave që e kanë spiunuar për arratisjen.

28 Korrik 2022, 17:13 Nga A.B
Meta sigurims? Autoriteti i Dosjeve po përgatit padinë për
Ilir Meta

TIRANË- Autoriteti i Dosjeve po bën gati padinë për çështjen e Ilir Metës. 'Euronews Albania', shkruan se autoriteti kërkon që Prokuroria të zbardhë se kush është personi që vuri në lëvizje institucionin nëpërmjet e-mailit anonim në adresën e kryetares së këtij institucioni, Genta Sula.

Në e-mail, përveç fakteve dhe indicieve se ku duhej të kërkonin, personi ende i paidentifikuar paralajmëronte kryetaren e Autoritetit se nëse nuk zbardhte këtë çështje, do ta bënte ai duke publikuar fakte komprometuese. Autoriteti po kërkon dosjen e përndjekjes së Filip Talos, ku mendohet se ndodhet dhe procesverbali me firmën e personave që e kanë spiunuar për arratisjen.

Autoriteti i Dosjeve dy ditë më parë, ka bërë të ditur se kanë zbuluar se një ish-sigurims është një politikan i nivelit të lartë të njoftuar si I.M. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por dje, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht se politikani është Ilir Meta. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. Meta ka mohuar akuzat duke pretenduar se ekzistojnë edhe 50 persona të tjerë që kanë të njëjtin emër e mbiemër si ai.

ilir meta autoriteti i dosjeve meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll