Politike

VD-Ndryshimet në kabinet, Alibeaj-Nikollës: Më more dje e pataksur për Autoritetin e Dosjeve, sot na heq të drejtën e fjalës

Enkelejd Alibeaj tha se kjo ishte shkelje e Rregullores së Kuvendit, e se për 'çështje' të tjera si ajo e Autoritetit të Dosjeve, Nikolla e kishte telefonuar me urgjencë. 

28 Korrik 2022, 17:08 Nga k.m.
VD-Ndryshimet në kabinet, Alibeaj-Nikollës: Më more dje e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mori fjalën dhe akuzoi kryetren e Kuvendit Lindita Nikolla se po i ndërpret deputetëve të drejtën për të folur për ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në Kuvendin e sotëm, Alibeaj tha se kjo ishte shkelje e Rregullores së Kuvendit, e se për 'çështje' të tjera si ajo e Autoritetit të Dosjeve, Nikolla e kishte telefonuar me urgjencë. 

“Ka tre ditë që kam kërkuar që kjo seancë të nisë me debat. Ajo që diskutohet sot është shkarkimi dhe emërimi i ministrave.  Ministrat nuk janë ekip basketbolli, hiq një mbrojtës vendos një sulmues, janë njerëz që marrin topin që është fati i shqiptarëve. Sot ju s’keni asnjë të drejte për ti bërë shqiptarët të kuptojnë se kush po i qeverisë. Zonjë është e udhës që sot, tani në këtë seancë ju tu ktheni parlamentin deputetëve edhe shqiptarëve. Të dëgjojmë, të diskutojmë dhe të shqyrtojmë aktet e para të presidentit të republikës. Më thirrët dje në pikë të mëngjesit e pataksuar nga dosja e Autoritetit të Dosjeve. Autoriteti nuk e ka të drejtën të paraqesë kërkesë për ndryshim ligjor, por duhet që çdo procedurë ligjore të diskutohet. Por sot që ky Parlament duhet të diskutojë kontrollin e ndryshimeve në qeveri kok është e papranueshme. Ju keni detyrimin që sot në këtë parlament të drejtën e fjalëve t’ia jepni deputetëve. Se shqiptarët janë ulur sot para Parlamentit të që të shohin e dëgjojnë pse ka ikur njëri dhe ka ikur tjetrit,”- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj seance plenare 28 korrik 2022

Sondazh

Poll