Politike

VD-Berisha: Rama është padrinoja e Ahmetajt, e ka urdhëruar të prekë rezervat e fondit të Këshillit të Ministrave

Sali Berisha e cilësoi Ramën si padrinon e Arben Ahmetajn, i cili u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit. 

28 Korrik 2022, 17:23 Nga A.B
VD-Berisha: Rama është padrinoja e Ahmetajt, e ka urdhëruar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama edhe jashtë parlamentit, duke e akuzuat atë si përgjegjësin kryesor të aferave. Jashtë, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha e cilësoi Ramën si padrinon e Arben Ahmetajn, i cili u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit. 

"Në parlamentit e monizmit të plotë dhe në nenin 110 të saj sanksonon programin dhe përbërjen e qeverisë. Në çdo parlament në botë do të bëhej debat, e ka të qartë Edi Rama, por bën çdo lloj përpjekje për të mbuluar faktin se është padrinoja e Arben Ahmetajt. Unë ia thashë në parlament se qyrkun e hajdutit nuk e heq dot nga shpina. Ai ka firmosur për të vjedhur. Edi Rama ka urdhëruar shumëfishin e Arben Ahmetajt. Përdoret vetëm në raste fatkeqësish natytrore. Edi Rama është firmëtari i famshëm që ka dhënë për tenderin e Sharrës 8 pikë kompanisë së tij. Ja pse nuk lejojnë diskutimin se këto do ua thonim me dokumenta shqiptarëve. Erion Veliaj ka firmosur për miliona euro. Në fakt këshilli ka bërë mbledhje javë më vonë për të miratuar për të hyrë në fuqi dhe për të bërë aktive marrëveshjen. Këta nuk njohin asnjë ligj dhe moral,"-tha Berisha ndër të tjera. 

Prononcimi për mediat i kryetarit të PD, Sali Berisha, jashtë sallës së Kuvendit

Në Parlamentin e monizmit të plotë, Edi Rama shkelmon rregulloren e cila në nenin 110 të saj sanksionon debatin Parlamentar për programin, por edhe për përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sot ndryshon përbërja e Këshillit të Ministrave dhe në çdo Parlament në botë, përveç Parlamentit të monizmit të plotë do të bëhej debat. Këtë e ka të qartë Edi Rama, por ai bën çdo lloj manovre dhe çdo lloj përpjekje për të mbuluar faktin se ai, Rama, është padrino i Arben Ahmetajt. Ia thash edhe në Parlament, vish çdo lloj xhakete, por qyrkun e hajdutit nuk e heq dot kurrë nga shpina. Kjo është e vërteta. E vërteta është se ai ka firmosur në shkelmim të ligjeve të vendit dhe vetëm e vetëm për të vjedhur. Kontratë me negociata të mbyllura që s’mund të firmosej kurrë nga një kryeministër që do të zbatojë ligjin.

Edi Rama është shumëfishi i Arben Ahmetajt. Ai ka urdhëruar Arben Ahmetajn për prekjen e fondit rezerve të Këshillit të Ministrave që përdoret për fatkeqësi natyrore apo truma të tjera, përdorimin e tij për inceneratorët, qoftë për Elbasanin, qoftë për Fierin. Edi Rama është firmëtari i famshëm që dha për tenderin e Sharrës 8 pikë kompanisë së vet Gugalja-Zoto-Mërtiri. Ja pse nuk lejoi diskutimin, se këto do ia tregonim me dokumente shqiptarëve. Do i tregonim shqiptarëve se vërtetë Ahmetaj është strumbullar i kësaj çështje, por bajlozët e zinj më kryesorë janë Edi Rama, Engëll Agaçi dhe Erion Veliaj. I cili siç e keni marrë vesh ka firmosur për 91 milionë euro duke falsifikuar dokumentin e firmosur prej tij e duke e paraqitur atë si dokument të të gjitha bashkive të Qarkut Tiranë. Duke falsifikuar, duke paraqitur 91 milionë euro të firmosura, të aprovuara nga Këshilli i qytetit të Tiranës, Parlamenti i Tiranës, dhe në fakt, Këshilli ka bërë mbledhjen javë më vonë për të miratuar atë dokument që kishte hyrë në fuqi dhe kishte bërë aktive marrëveshjen. Këta para vjedhjes nuk njohin asnjë pengesë, asnjë ligj, asnjë moral, prandaj sot nuk lejojnë Parlamentin të diskutojë.

sali berisha seance plenare 28 korrik 2022

Sondazh

Poll