Politike

VD-Ndryshimet në qeveri, s'lejohen diskutimet/ Berisha: Akt i pashembullt

Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama edhe pse po i shmanget deputetëve, nuk mund ta bëjë për një kohë të gjatë. 

28 Korrik 2022, 17:10 Nga k.m.
VD-Ndryshimet në qeveri, s'lejohen diskutimet/ Berisha: Akt i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me akuza në seancën e sotme plenare, pas rrëzimit të kërkesës për debat për ndryshmet në kabinetin e qeverisë. Në fjalën e tij, në Kuvend, Berisha tha se kryeministri Edi Rama edhe pse po i shmanget deputetëve, nuk mund ta bëjë për një kohë të gjatë. 

"Vendimi për të shkelur rregulloren e parlamentit, e cila garanton debatin për programin dhe përbërjen për Këshillin e Ministrave. Është një akt i pashembullt. Asgjë nuk të heq ty qyrkun e vjedhësit. Ti kërkon t'ua mohosh deputetëve të drejtën e fjalës. Nëse flasin, ju faktojnë shqiptarëve se padrinoja i Ahmetajt e ka emrin Edi Rama. Në emër të ligjit të këtij parlamenti hap debatin siç parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitraritetin. Mos të mendojë Edi Rama se duke i shpëtuar gjykimit në parlament, do i shpëtojë gjykimit në rrugët e Shqipërisë, kurrë jo,"-tha Berisha.

sali berisha seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll