Politike

100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, Rama: Mbrëmje të këndshme në koncert

Kryeministri Edi Tama nuk ka nguruar që të japë urimet e tij ku me anë të një postimi në Facebook është shprehur se ky koncert celebrohet pikërisht në përvjetorin e kësaj marrëdhënie dhe i uroi mbrëmje të këndshme kush do të jetë i pranishëm.

28 Korrik 2022, 08:18 Nga d.a.
100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, Rama:
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme shënohet 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA dhe në mbrëmje do të organizohet një koncert në sheshin 'Skënderbej'.

Kryeministri Edi Tama nuk ka nguruar që të japë urimet e tij ku me anë të një postimi në Facebook është shprehur se ky koncert celebrohet pikërisht në përvjetorin e kësaj marrëdhënie dhe i uroi mbrëmje të këndshme kush do të jetë i pranishëm.

"MIRËMËNGJES, dhe sot, në ditën e fiks vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej"- ka shruar Rama.

Kryeministri, Edi Rama ka bërë te ditur se sot vendi ynë do të festojë për 100 vjetorin e marredhënieve Shqipëri-ShBA dhe hapjen e negociatave me BE-në. Në konvert do të jenë disa nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare si: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj etj.

edi rama 100 vjetori i marredhenieve shqiperi-shba

Sondazh

Poll