Sport

Përballja e Champions League/ Tifozët shqiptarë dhe kroatë u bënë bashkë në Shkup dhe thërritën: Vrite serbin!

Ditën e martë u luajt takimi mes Shkupit dhe Dinamo Zagreb, përballje e vlefshme për raundin e dytë të Champions League.

27 Korrik 2022, 17:40 Nga DOSJA

Përballja e Champions League/ Tifozët shqiptarë dhe kroatë

SHKUP- Ditën e martë u luajt takimi mes Shkupit dhe Dinamo Zagreb, përballje e vlefshme për raundin e dytë të Champions League. Një përballje që përfundoi 0-1 në favor të skuadrës kroate, por duhet përmendur prezantimi dinjitoz që zhvilloi skuadra shqiptare.

Përvoja e Shkupit në Europë nuk ka përfunduar, pasi do të luajë në raundin e tretë të Europa League-s kundër Shamrock Rovers. Në stadiumin “Todor Proeski” kishin ardhur tifozë të Dinamo Zagrebit dhe së bashku me tifo-grupin 'Shvercerat' u dëgjuan thirrje: “Vrite serbin” dhe “Vdis Serbi”.

Kjo ishte një përgjigje ndaj tifozëve serbë, të cilët jo rrallëherë janë dëgjuar duke kënduar “vrite shqiptarin” dhe “shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”.

E.Ç (Dosja.al)

 

champions league dinamo zagreb

Sondazh

Poll