Aktualitet

Armë dhe municione luftarake në lokal, arrestohet 46 vjeçari në Lezhë, në pranga dhe 2 të tjerë

Në kuadër të operacionit të koduar “Around” u arrestuan edhe Zef Shyti e Kristjan Fufi, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

27 Korrik 2022, 14:32 Nga A.B
Armë dhe municione luftarake në lokal, arrestohet 46 vjeçari
Arme

LEZHË- Tre persona janë arrestuar në Lezhë, pasi njërit prej tyre gjatë kontrollit në lokal iu gjetën municion luftarak dhe dy të tjerët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Viktor Lleshaj 46 vjeç është arrestuar, pasi në magazinën e lokalit që përdorte iu gjetën armë zjarri dhe municione luftarake në Laç. 

Në kuadër të operacionit të koduar “Around” u arrestuan edhe Zef Shyti e Kristjan Fufi, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Shyti banues në Kurbin ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Fufi 31 vjeç banues në Shkodër ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Gjadër të Lezhës.

"Si rezultat i kontrolleve shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, në Laç, në magazinën e lokalit në përdorim nga shtetasi V. Ll., është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin është arrestuar në flagrancë shtetasi V. Ll., 46 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit",njofton Policia.

arrestim ne lezhe viktor lleshaj zef shyti

Sondazh

Poll