Aktualitet

Turistet shqiptare pre e vjedhjeve në Mykonos, i marrin 45 mijë euro bizhuteri si dhe pasaportat

Viktimat e tyre këtë herë ishin tre turistë shqiptarë që kishin ardhur në Mykonos për pushime disaditore. Ata kishin rezervuar një suitë në një hotel luksoz në zonën e Plindrit kur në orët e para të së dielës së kaluar, më 24 korrik, persona të panjohur hynë në dhomën e tyre nga dera e ballkonit.

27 Korrik 2022, 12:35 Nga d.a.
Turistet shqiptare pre e vjedhjeve në Mykonos, i marrin 45 mijë euro
Mykonos

GREQI- Bandat e hajdutëve vazhdojnë aktivitetin e tyre në ishullin e mbipopulluar nga turistët në Mykonos, pavarësisht forcimit të forcave të policisë. 

Sipas Protothemës, viktimat e tyre këtë herë ishin tre turistë shqiptarë që kishin ardhur në Mykonos për pushime disaditore. Ata kishin rezervuar një suitë në një hotel luksoz në zonën e Plindrit kur në orët e para të së dielës së kaluar, më 24 korrik, persona të panjohur hynë në dhomën e tyre nga dera e ballkonit.

Turistes së parë shqiptare, siç ka denoncuar në polici, i kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë totale 17,100 euro, pasaportën dhe patentën e shoferit. Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18,400 euro, si dhe pasaporta. Ndërkohë të dashurit i morën sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën.

Siç kemi raportuar në një raport të mëparshëm, pasaportat e marra nga hajdutët nga turistët përfundojnë në tregun e zi, të blera nga rrjetet e kontrabandës së emigrantëve dhe t'u rishiten migrantëve.

Bandat janë të mirëorganizuar pasi e dinë nga informatorët e tyre (shofer, stafi i vilës dhe portier) se cilët turistë janë të “ngarkuar” me bizhuteri, ar dhe para. Ata ndiqen nga afër dhe kur dalin nga vilat apo dhomat e hotelit,futen dhe rrëmbejnë gjithçka që mund të gjejnë, nga floriri dhe bizhuteritë e deri te paratë e gatshme, madje edhe pasaportat dhe patentat e drejtimit.

grabiten turistet shqiptare ne mykonos policia greke

Sondazh

Poll