Politike

Berisha: Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste, janë armike të demokracisë

Gjatë fjalës së tij ai u ndal dhe tek fenomeni i blerjes së votës për të cilën akuzoi kryeministrin Rama se ka kryer aktin më të rëndë ndaj saj, duke e dhunuar, blerë dhe asgjesuar.

26 Korrik 2022, 21:22 Nga e.k
Berisha: Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me intelektualë në kuadër të takimeve që lideri i demokratëve ka ndërmarrë ditët e fundit. Gjatë fjalës së tij ai u ndal dhe tek fenomeni i blerjes së votës për të cilën akuzoi kryeministrin Rama se ka kryer aktin më të rëndë ndaj saj, duke e dhunuar, blerë dhe asgjesuar. Berisha u shpreh se partitë që nuk votojnë janë parti terroriste, naziste, janë armike të demokracisë.

Sali BerishaNe pa votë të ardhme nuk kemi. Ose do votojmë sicc kanë bërë kombet e tjera, nuk them në mënyrë të përsosur, por do të votojmë, ose kthehemi nga shoqëri që ka ekzistuar 100 vjet më parë. Të ardhme nuk kemi. Nëse ka një fermet që po na shpërbën ne, është vota. Ua them nga eksperienca ime. Nëse më pyesni cila ishte gjëja më kryesore e viteve 2005-2013? Ishte se nga viti 2007 e deri në 2014 popullata filloi të rritej, është grafik i publikuar nga kjo qeveri. Nëse ka një gjë me të cilën ti vret çdo shpresë dhe firmos se ky vend nuk bëhet, është dhunimi i votës. Akti më i rëndë i Edi Ramës ndaj votës, ose raporti i tij me votën, në mënyrën më të kristaltë u faktua kur 1 muaj më parë ai asgjësoi të gjithë atë evolucion që kishte bërë PS nga Partie e Punës, ai hoqi votën dhe riktheu emërimin me Byro Politike. Kjo është gjë shumë e rrezikshme. Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste, naziste, janë armike të demokracisë. Këtë nuk e fshehu Edi Rama. Nuk do votohet për kryetarët e degëve të PS.

sali berisha

Sondazh

Poll