Bota

'Specialja' merr vendimin, vazhdon paraburgimi i Kadri Veselit: Mund të marrë një dënim të madh

E për mbajtjen në paraburgim nuk është marrë parasysh fare garancia e ofruar nga Policia e Kosovës, se i përmbahet secilës masë të përcaktuar nga Dhomat e Specializuara.

26 Korrik 2022, 17:45 Nga k.m.
'Specialja' merr vendimin, vazhdon paraburgimi i Kadri Veselit: Mund
Nicolas Guillou dhe Kadri Veseli

PRISHTINË- Ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë. Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës në rastin e Kadri Veselit, thuhet se arsyet të cilat ish-kryeparlamentari mbahet në paraburgim, ende nuk kanë pushuar.

E për mbajtjen në paraburgim nuk është marrë parasysh fare garancia e ofruar nga Policia e Kosovës, se i përmbahet secilës masë të përcaktuar nga Dhomat e Specializuara.

Më tej përmendet rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimi i provave dhe pengimi i procedurave, si disa nga arsyet tjera që ky vendim mbetet i vlefshëm. Me këtë rast, mbrojtja është urdhëruar që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 29 gusht. Ndërkaq, kundërpërgjigjet, prokuroria mund t’i dërgojë deri më 6 shtator./KlanKosova

nicolas guillou kadri veseli

Sondazh

Poll