Politike

Shqiponja e popullit të 2 marsit? Meta publikon logon e Partisë së Lirisë

Dosja.al po supozon se simboli i përafërohet më shumë gjestit të shqiponjës me të cilin Meta kur ishte president iu drejtua popullit më 2 mars 2021. 

26 Korrik 2022, 12:57 Nga f.g
Shqiponja e popullit të 2 marsit? Meta publikon logon e Partisë
Ilir Meta, kryetar i Partise se Lirise

TIRANE- Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë kryetar i "Partia e Lirisë" ka publikuar logon e re. Disa minuta para nisjes së Konferencës për shtyp, Meta ka ndarë logon në rrjetet sociale. Logoja mban ngjyrat e ish-LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim) dhe mbizotëron e kuqja dhe e bardha. Një detaj që pret sqarimin e Metës është simboli i zgjedhur që nuk dallohet qartësisht nëse është avion apo një yll i përgjysmuar. Dosja.al po supozon se simboli i përafërohet më shumë gjestit të shqiponjës me të cilin Meta kur ishte president iu drejtua popullit më 2 mars 2020. 

Shqiponja e popullit të 2 marsit? Meta publikon logon e Partisë
Ilir Meta me 2 mars 2020

POSTIMI I PLOTE:

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

ilir meta partia e lirisë

Sondazh

Poll