Politike

Ndryshimet në qeveri, dekretet firmosen nga Presidenti, të enjten seancë e jashtëzakonshme

Kuvendi ka përcaktuar një seancë të jashtëzakonshme për ditën e enjte ora 17:00, për të miratuar vendimet më të fundit të kryeministrit Edi Rama. 

26 Korrik 2022, 12:44 Nga A.B
Ndryshimet në qeveri, dekretet firmosen nga Presidenti, të enjten
Kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme janë firmosur dekretet nga Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në lidhje me ndryshimet e fundit në Qeveri. 

Kuvendi ka përcaktuar një seancë të jashtëzakonshme për ditën e enjte ora 17:00, për të miratuar vendimet më të fundit të kryeministrit Edi Rama. 

Kreu i qeverisë bëri të ditur dje propozimet për disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, ndërsa vendin e tij si numri dy i Qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bën të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. 

seance plenare edi rama kuvendi i shqiperise bajram begaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll