Politike

Ndryshimi i emrit të LSI-së, Meta: Vendim historik, hodhëm hapin e parë drejt përmbushjes së misionit tonë

Në një postim në Facebook Meta e quajti  themelimin e Partisë së Lirisë atë një vendim historik dhe hedhjen e hapit të parë drejt përmbushjes së misionit për rivendosjen e sovranitetit.

26 Korrik 2022, 09:41 Nga d.a.
Ndryshimi i emrit të LSI-së, Meta: Vendim historik, hodhëm hapin
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas konventës së ditës së djeshme ku Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshoi emrin në Partia e Lirisë.

Në një postim në Facebook Meta e quajti  themelimin e Partisë së Lirisë atë një vendim historik dhe hedhjen e hapit të parë drejt përmbushjes së misionit për rivendosjen e sovranitetit.

"Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.
Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur!"-shkruan Meta.

Gjatë Konventës së LSI-në të mbajtur ditën e djeshme u vendos ndryshimi i emrit të partisë në Partia e Lirisë e cila sipas Metës do të çojë në fund misionin e popullit të 2 marsit dhe do marrë mazhorancën. 

ilir meta partia e lirisë

Sondazh

Poll