Politike

VD-U takua me Ballën për kafe? Mediu për Dosja.al: Shkak u bë kolegu i huaj

Mediu tha se aryseja e takimit ishte një koleg i huaj që kishte ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.

26 Korrik 2022, 11:06 Nga k.m
VD-U takua me Ballën për kafe? Mediu për Dosja.al: Shkak u
Taulant Balla dhe Fatmir Mediu

TIRANË- Një video ku Taulant Balla dhe Fatmir Mediu largohen nga Kuvendit për të konsumuar një kafe, është bërë virale në rrjetet sociale. Pas betimit të presidentit Bajram Begaj dje në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Taulant Balla ftoi Mediun për një kafe.

Dosja.al kontaktoi me Mediun për të mësuar më shumë detaje lidhur me arysen e takimit me Ballën. Në përgjigje të pyetjeve të Dosja.al, Mediu tha se aryseja e takimit ishte një koleg i huaj që kishte ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.

"Deputeti rumun Ardelean Ban Oni që është miku im prej 15 vitesh, të cilin Balla e kishte ftuar për inagurimin e presidentit. Duke qënë se ceremonia do mbahej në Presidencë, vendi më i përshtatshëm për kafen ishte hoteli në fjalë. Makina ime ishte larg, ndaj ikëm me të Ballës. Veprimi ishte para kamerave sepse nuk kam menduar kurrë që dy deputetë edhe pse nga Parti të ndryshme nuk mund të pinë kafe apo mos të hipin në një makinë. Kur udhëtojmë për punë, hamë dhe flemë në të njëjtin hotel,"-tha ai duke sqaruar të gjitha rrethanat e takimit.

Mesa duket aryseja e takimit, paska qenë mikpritja për mikun e tyre, nga parlamenti rumun.

taulant balla fatmir mediu

Sondazh

Poll