Aktualitet

“Keni dekonspiruar informacionin”, Talo Çela përplas RENEA-n me policinë e Peqinit

Madje të njëjtat burime, bëjnë me dije se ka patur një përplasje mjaft të ashpër gati në përleshje fizike mes drejtuesve të RENEA-s dhe atyre të policisë së Peqinit, duke i akuzuar dhe për dekonspirim të operacionit. 

25 Korrik 2022, 23:00 Nga k.m.
“Keni dekonspiruar informacionin”, Talo Çela përplas
Talo Çela

ELBASAN- Edhe sot, në Elbasan kanë zbarkuar forcat speciale RENEA, por sërish kanë dalë me duarbosh. Burime për Abc konfirmojnë se gjatë periudhës gusht-shtator të vitit 2021 forcat RENEA janë sinjalizuar se i shumëkërkuari Talo Çela fshihej në një banesë të një personazhi të njohur në qytetin e Peqinit, ndaj dhe kanë shkuar sërish sot, por edhe pas kontrollit të ushtruar aty kanë dalë sërish “duar thatë”.

Kjo ka bërë që të ketë një përplasje të ashpër mes drejtuesve të RENEA-s dhe drejtuesve të komisariatit të Peqinit, ku nuk kanë munguar as akuzat ndaj këtyre të fundit se kanë dekonspiruar informacionin. Madje të njëjtat burime, bëjnë me dije se ka patur një përplasje mjaft të ashpër gati në përleshje fizike mes drejtuesve të RENEA-s dhe atyre të policisë së Peqinit, duke i akuzuar dhe për dekonspirim të operacionit. 

Deri më tani është shoqëruar një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Po ashtu, pika kontrolli janë ngritur edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit dhe në pika hyrëse dhe dalëse në qytet. Megjithatë deri më tani dihet se asnjë prej të shumëkërkuarve për vrasje nuk ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit.

talo Çela

Sondazh

Poll