Sport

"Jepini mundësinë Brojës", ish-sulmuesi i Anglisë këshillon Tuchel: Nuk i fal rastet!

Darren Bent i ka kërkuar trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel, t'i japë Armando Brojës një mundësi pas një sezoni mbresëlënës te Southampton

25 Korrik 2022, 18:10 Nga DOSJA
"Jepini mundësinë Brojës", ish-sulmuesi i Anglisë
Darren Bent dhe Armando Broja

ANGLI- Darren Bent i ka kërkuar trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel, t'i japë Armando Brojës një mundësi pas një sezoni mbresëlënës te Southampton. Sulmuesi shqiptar shënoi gjashtë gola në 32 paraqitje në Premier League me 'shenjtorët'. Megjithatë, ka pasur spekulime të shumta për një largim të 20-vjeçarit.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Tottenham, Bent beson se Broja meriton një mundësi në skuadrën e Chelseat. Duke folur për talkSPORT, ai tha: “Pse nuk e kanë rikthyer Brojën? Ai është një qendërsulmues perfekt. Duket se ata do ta lënë të shkojë. Jepini atij një mundësi. Nëse krijojnë raste për të, ai do të shënojë gola.

Ai e tregoi këtë te Southampton." Përfundoi ish-sulmuesi. Broja ishte pjesë e kampit stërvitor parasezonal të Chelsea-t në SHBA këtë muaj, por fluturoi në shtëpi herët për të siguruar një lëvizje te West Ham, gjë që për momentin nuk po konkretizohet.

E.Ç (Dosja.al)

bent broja chelsea

Sondazh

Poll