Sport

Neymar simulon edhe në miqësore, tifozët e 'masakrojnë' në rrjetet sociale: Ky nuk ka turp!

Paris Saint Germain i Christophe Galtier di vetëm të fitojë dhe kështu, edhe pas miqësores së katërt të verës, fitorja e katërt mbërriti në kohë

25 Korrik 2022, 17:48 Nga DOSJA
Neymar simulon edhe në miqësore, tifozët e
Neymar

JAPONI- Paris Saint Germain i Christophe Galtier di vetëm të fitojë dhe kështu, edhe pas miqësores së katërt të verës, fitorja e katërt mbërriti në kohë. Skuadra franceze mundi me shifrat 6-2 skuadrën japoneze G-Osaka. Për francezët që shijuan golat duke argëtuar publikun e pranishëm në stadiumin Panasonic Suita, pati edhe një moment që zemëroi tifozët në rrjetet sociale.

Arsyeja? Neymar, braziliani që shënoi një dygolësh dhe i ofroi një asist Leo Messit ishte autori i një simulimi të jashtëzakonshëm në zonën kundërshtare. Pablo Sarabia kishte kaluar në avantazh 1-0 miqtë para se Neymar të rrëzohej në zonën e rreptësisë duke fituar një penallti pak minuta më vonë. Megjithatë, përsëritja e imazheve ka treguar se nuk ka patur asnjë kontakt.

Dhe hedhja dramatike e brazilianit ka qenë pak e turpshme. Tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale duke mos treguar asnjë mëshirë për O’Ney dhe gjestin e tij në fushën e lojës. “E turpshme”, ka shkruar një prej tifozëve, ndërsa një tjetër e ka përshkruar gjestin si “nivel i klasit botëror”.

E.Ç (Dosja.al)

psg neymar

Sondazh

Poll