Sport

Përfundon 'muaji i mjaltit'! Vjen përplasja e parë Messi-Ramos te PSG, pamjet që po qarkullojnë (video)

Pas pushimeve edhe ditëlindjes së tij dhe mbi të gjitha festave. Lionel Messi është rikthyer, si dhe i gjithë PSG, për t'u përgatitur për sezonin e ri.

25 Korrik 2022, 17:15 Nga DOSJA
Përfundon 'muaji i mjaltit'! Vjen përplasja e parë
Messi dhe Sergio Ramos

PARIS- Pas pushimeve edhe ditëlindjes së tij dhe mbi të gjitha festave. Lionel Messi është rikthyer, si dhe i gjithë PSG, për t'u përgatitur për sezonin e ri. Dhe mbase pikërisht për shkak të dëshirës së tepërt për t'u përgatitur menjëherë, në stërvitjen e fundit pati shkëndija me Sergio Ramos. Të dy duket se janë grindur...

Siç theksohet edhe nga Sportbible, episodi në stërvitje mes Messit dhe Sergio Ramos sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re. Ish-kapiteni i Real Madrid ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme në tentativë për të ndaluar ish-yllin e Barçës Megjithatë, aksioni përfundon me argjentinasin që çon topin në rrjetë.

Më pas, shtatë herë fituesi i 'Topit të Artë' është kthyer nga Ramos i zemëruar. Një shkëndijë që pothuajse me siguri të dy do ta kenë zgjidhur menjëherë, por nuk mund të mos flitet për vite me radhë, pasi argjentinasi dhe spanjolli ishin rivalë të mëdhenj në Spanjë. Më poshtë është postimi në Tëitter që u bë shpejt viral.

E.Ç (Dosja.al)

messi ramos psg

Sondazh

Poll