Politike

Ilir Meta: LSI e kreu misionin e saj, tashmë Partia e Lirisë do çojë në fund vullnetin e popullit të 2 marsit

Ai u shpreh se Partia e Lirisë do çojë në fund misionin e popullit të 2 marsit dhe do marrë mazhorancën. 

25 Korrik 2022, 21:30 Nga e.k
Ilir Meta: LSI e kreu misionin e saj, tashmë Partia e Lirisë do
Ilir Meta

TIRANË- Ish-Presidenti, Ilir Meta menjëherë pas mbarimit të Konventës Kombëtare të LSI nuk ka bërë pushim për të nisur aksionin opozitar siç premtoi në fjalën e tij. I ftuar në studion e emisionit 'OPEN' Me ta foli për LSI-në duke u shprehur se ajo e kreu misionin e saj duke i dhënë vendit marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ai u shpreh se Partia e Lirisë do çojë në fund misionin e popullit të 2 marsit dhe do marrë mazhorancën. 

Ilir MetaPërgjegjësia ime do të jetë për të oganizuar brenda 2 muajsh Konventën përmbledhëse të ish LSI, mendoj se jemi në një situatë krejt tjetër të rrethanave historike. LSI e përfundoi misionin e saj për të zhbllokuar integrimin, çka e arriti përmes rrotacionit në 2005, pasi qeveria Nano po mbante peng Stabilizim Asociimit, atëherë e bëjmë para Serbisë e Malit të Zi. Është e tmerrshme për popullin tonë dhe mua që ka 10- vite që mali i Zi ka çelur negociatat dhe Shqipëria pati një çelje formale dhe do të jetë e vështirë të ecim.

Pse do quhet Partia e Lirisë?

Ilir Meta: Sepse këtu është kërcënuar liria, kryeministri thotë e di se çmendoni,. Patronazhistët dinë çdo gjë që bëni ju dhe mendoni ju. Nuk po flasim për tendera sekrete e transparencë, as për përndjekjen politike që ndodh cdo ditë me dhjetëra mijëra gjoba që i vihen qytetarëve. Janë vënë në diskutim serioz të drejtat e liritë e qytetarëve.Emri ka ardhur i frymëzuar nga populli i 2 marsit, i cili jo detyrimisht do ta gjejë veten këtu, por kjo forcë e re, përfshirë LSI dhe të gjithë forcat e reja, është frymëzuar nga mesazhi i sovranitetit dhe daljes zot të vendit.

ilir meta

Sondazh

Poll