Politike

Takimi në Fier, qytetari-Berishes: Mos vdeksha pa të parë kryeministër, do i lutem zotit

Fjala e të moshuarit u prit me ovacione dhe duartrokitje mes njerëzve të pranishëm.

25 Korrik 2022, 20:38 Nga e.k
Takimi në Fier, qytetari-Berishes: Mos vdeksha pa të parë
Qytetari në takimin e Berishes në Fier

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët në Fier në kuadër të takimeve për të diskutuar Reformën Zgjedhore. Në takim ishte i pranishëm dhe një qytetar që siç u shpreh e ka ndjekur gjithmonë kryedemokratin Berisha. Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se njëherë i ishte lutur zotit dhe ja kishte realizur ëndrren që Berishaq të jetë në krye të PD, tashmë do i lutet që ta shohë kryeministër. Fjala e të moshuarit u prit me ovacione dhe duartrokitje mes njerëzve të pranishëm.

Qytetari- Të kam ndjekur në çdo takim që ke bërë në qytetin e Fierit. Para disa muajsh ke ardhur këtu dhe kam thënë dy llafe, dhe ajo mu realizua. Kam thënë që mos vdeksha pa të bërë kryetar partie. Tani do i lutem zotit të më zgjasi jetën sa të ju shof në qeveri si kryeministrër. Mos u dorëzo, jo nga një mbasadore, jo nga një ambasador, por të gjithë ambasadorët ti vihen Sali Berishes nuk ka qa i bëjnë.

sali berisha

Sondazh

Poll