Politike

VD-Partia e Lirisë/ Dorëhiqet Monika Kryemadhi, Meta merr drejtimin e “Partisë së Lirisë”

Po ashtu, Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë, që dikur quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila sot ka marrë emrin e ri.

25 Korrik 2022, 20:35 Nga k.m.

VD-Partia e Lirisë/ Dorëhiqet Monika Kryemadhi, Meta merr drejtimin e

TIRANË- Një ditë pasi la Presidencën, Ilir Meta merr drejtimin e “Partisë së Lirisë” dhe zëvendës kryetar është caktuar Agim Nesho. Po ashtu, Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë, që dikur quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila sot ka marrë emrin e ri.

"Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë. I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë,"-tha Endrit Brahimllari.

Monika Kryemadhi mori drejtimin e partisë 5 vite më parë, kur Meta u votua nga Kuvendit si president i vendit. Megjithatë prej kohësh e kishte paralajmëruar largimin e saj duket u shprehur se ishte më mirë në fushën organizative, sesa në drejtimin e LSI-së, tashmë me emër të ri. 

konventa e lsi

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 19:26 k.m.

VIDEO-LSI ndryshon emrin e partisë

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të paris...