Politike

Pse Partia e Lirisë? Ilir Meta shpjegon kuptimin e emrit... (Kur takohet me Berishën?)

I pyetur nëse do e takojë kreun e PD-së Sali Berisha, Meta tha se nga sot nis puna, duke paralajmëruar bashkëpunim të vazhdueshëm.

25 Korrik 2022, 20:37 Nga k.m.
Pse Partia e Lirisë? Ilir Meta shpjegon kuptimin e emrit... (Kur takohet me
Ilir Meta

TIRANË- Në përfundim të Konventës Kombëtare ku u vendos ndryshimi i emrit të LSI në “Partia e Lirisë”, Ilir Meta dha një prononcim për mediat e pranishme. I pyetur nëse do e takojë kreun e PD-së Sali Berisha, Meta tha se nga sot nis puna, duke paralajmëruar bashkëpunim të vazhdueshëm.

“Liria është gjithçka. Por edhe sovraniteti i qytetaravë dhe interesave më të larta në këtë vend. Tani është Liria dhe Referendumi që do të qëndrojë si shpata e Demokleut mbi këtë klasë politike, që do na çojë përpara. Takim me Berishën? Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje sepse në 2 muaj duhet të jetë përmbyllur Konventa e ardhshme, e cila jam e sigurt që do të jetë një mesazh i jashtëzakonshëm i shpërthimit të energjive të të rinjve, në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe familjeve të tyre”, tha Meta.

 

 

ilir meta konventa e lsi

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 19:26 k.m.

VIDEO-LSI ndryshon emrin e partisë

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të paris...