Politike

VD-"SHPËRTHEN" Ilir Meta: Mos e shisni votën, mos më tradhëtoni më!

Por edhe që të mos e tradhëtojnë, duke kërkuar vetëm një "nder": Mos e shisni votën! 

25 Korrik 2022, 20:22 Nga k.m.

VD-"SHPËRTHEN" Ilir Meta: Mos e shisni votën, mos më

TIRANË- Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve  të mos besojnë asnjë politikan as atë vetë. Por edhe që të mos e tradhëtojnë, duke kërkuar vetëm një "nder": Mos e shisni votën! 

"As Ilir Metës mos i besoni. Besojini vetes tuaj. Bëhuni më të përgjegjëshëm për vete, fëmijët dhe prindërit tuaj. Edhe për dinjitetin e vendit tonë. Për ata që u vranë për këtë vend. Pse ç'kujtoni ju Mujo Ulqianaku mendoi se do ndalonte Italinë fashiste? Mendoni se Vojo Kushi, nuk dinte të dorëzohej kur i mbeti një bombë në dorë? Ky vend ka patriotë që i dalin zot këtij vendi. Prandaj askush nuk po i kërkon as ju dhe askujt tjetër që të bëjën ata që bënë ata burra, por të mos shisni votën. Mos të tradhëtoni as Ilir Metën, as Kushtetutën. Mos kujtoni se Dvorani është jurist i keq, s'ka asnjë gramë gjak shqiptari. Është mercenar,"-tha Ilir Meta.

ilir meta konventa e lsi

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 19:26 k.m.

VIDEO-LSI ndryshon emrin e partisë

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të paris...

Politike 25 Korrik 2022, 19:24 k.m.

Konventa e LSI, Meta pritet me ovacione

Momenti kur futet Ilir Meta TIRANË- Prej ditës së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike. Pasditën e sotm...