Politike

VD-'Mos prisni vetëm nga unë, mbani përgjegjësi'/ Konventa, Meta: Rama do mbyllë marrëveshjen e detit, e 'gatoi' Basha

Po ashtu, Meta tha gjithashtu se Rama kërkoi të zaptonte Gjykatën Kushtetuese për të bërë atë që donte me marrëveshjen e detit, duke përmendur edhe Lulzim Bashën. 

25 Korrik 2022, 19:59 Nga k.m.
VD-'Mos prisni vetëm nga unë, mbani përgjegjësi'/
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk është patriot. Gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare, Meta thotë se dha mesazhin për llogari të tjetër kujt në mënyrë që të ç'bëhen njohjet e Kosovës. Po ashtu, Meta tha gjithashtu se Rama kërkoi të zaptonte Gjykatën Kushtetuese për të bërë atë që donte me marrëveshjen e detit, duke përmendur edhe Lulzim Bashën. 

“Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese u betua tek Lana. Do të mbyllë marrëveshjen e detit, që gatoi me Lulzim Bashën kur ishte në krye të ministrisë së Jashtme. Nuk kam probleme me Greqinë. Unë jam i vetmi president që i thashë shtetësinë Janullatosit. Sepse i takonte. Sepse është udhëheqës i Kishës sonë dhe nuk mund të nisemi nga paragjykimet për kombësinë e tij dhe të askujt tjetër. Nuk ia kam dhënë fshehurazi, por ditën e Krishtlindjeve. Siç i kam thënë kur kam qenë kryeministër, i kam dhënë tokën për të bërë katedralen. Këta nuk kanë asnjë besim veçse sëmundjen e kleptokracisë, të atij që vjedh edhe kur nuk ka nevojë për dicka. Refuzimi i platformave të presidentit për pakte për integrimin, për reformën në drejtësi refuzohej se duhej konfrontim. Shqipëria duhet të paraqitej si vend anormal. Kosova duhej të copëtohej. Kosova duhet ti falte pjesën e saj më të pasur dikujt tjetër. Artisti ka marrë detyra të mëdha përsipër.

Mos mendoni se është vërtet kaq patriot ai sa ditën në parlamentin e Kosovës festohet 10-vjetori i pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë deklaron se kishte përfytyrimin se Shqipëria e Kosova do kishte një president. Pra dha mesazhin që kishte marrë për llogari të tjetër kujt. E paskan planin që të kenë një shtet që të ç'bëhen njohjet e tjera të Kosovës? Mori porosi që të bëjë lajm ndërkombëtar. Kaq mjafton për të treguar nivelin dhe standardin. Pastaj u tërhoq. Jo tha se u nxitova. Po të shkonin në gjyq, aty ishin dhe dëshmitarët”, tha Meta.

ilir meta konventa e lsi

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 19:26 k.m.

VIDEO-LSI ndryshon emrin e partisë

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të paris...

Politike 25 Korrik 2022, 19:24 k.m.

Konventa e LSI, Meta pritet me ovacione

Momenti kur futet Ilir Meta TIRANË- Prej ditës së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike. Pasditën e sotm...