Politike

VD-Ilir Meta: Sot shpallim "non grata" kleptokracinë, rilindjen mavi dhe atë blu

Por edhe "Rilindjen blu", duke nënkuptuar Lulzim Bashën dhe bashkëpunëtorët e tij.

25 Korrik 2022, 20:27 Nga k.m.

VD-Ilir Meta: Sot shpallim "non grata" kleptokracinë, rilindjen

TIRANË- Ilir Meta foli para mbështetësve të tij në Konventën Kombëtare, duke vendosur edhe sanksione. Në fjalën e tij, Meta tha se do të shpallte "non grata" Rilindjen dhe Partinë Socialiste. Por edhe "Rilindjen blu", duke nënkuptuar Lulzim Bashën dhe bashkëpunëtorët e tij.

"Sot shpallim "non grata" kleptokracinë, rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu. Atë të pazareve të 17 majit. Nuk jam këtu veçse për t'ju kërkuar që t'ju tregojmë të gjithëve, atyre gjakprishurve që nuk kanë lidhje me ne. Se ne jemi një popull me dinjitet, europian. Atyre që e duan Shqiprëinë për pastrimin e parave, i themi që ky ështe vendi ynë. Kemi një rrugë, është: REFERENDUMI. Do të jetë shpata e Demokleut mbi uzurpatorët, oligarkët e pangopur, ata që prekin sovranitetin dhe Kushtetutën, do e kenë fatin e zi,"-tha Meta.

ilir meta konventa e lsi

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 19:26 k.m.

VIDEO-LSI ndryshon emrin e partisë

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të paris...

Politike 25 Korrik 2022, 19:24 k.m.

Konventa e LSI, Meta pritet me ovacione

Momenti kur futet Ilir Meta TIRANË- Prej ditës së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike. Pasditën e sotm...