Politike

VD-Nuk e harron! Meta rikthehet sërish tek djegia e mandateve: Basha, mashtrues ordiner, planin e planifikoi MAFIA

Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare tha se ka qenë kundër bastit të opozitës për të lënë parlamentin në shkurt të vitit 2019, duke shtuar se pas ishte MAFIA, që sipas tij bashkëpunon me të dyja kahet politike. 

25 Korrik 2022, 19:51 Nga k.m.
VD-Nuk e harron! Meta rikthehet sërish tek djegia e mandateve: Basha,
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta tha sot se ka një plan për të zhbërë sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës. E për këtë nuk ka hezituar të sulmojë Lulzim Bashën për djegien e mandateve duke e cilësuar si mashtrues ordiner, madje ka kujtuat edhe batutën e tij se ai gënjen edhe për orën. Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare tha se ka qenë kundër bastit të opozitës për të lënë parlamentin në shkurt të vitit 2019, duke shtuar se pas ishte MAFIA, që sipas tij bashkëpunon me të dyja kahet politike. 

“Na duhet shumë punë që Shqipëria të ketë një qeverisje normale dhe të gumëzhijë nga zërat e gëzuar e fëmijëve dhe të rinjtë. Situata kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të marrin përgjegjësi pasi nuk mund më t’ia delegojnë përgjegjësitë e tyre kësaj klase politike. Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kam parë një plan të mirëllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipërisë. Dhe për të patur një fasadë, ku viktimat nga frika duhet që të falenderojnë  dhunuesit dhe përdhunuesit përse nuk po i dhunojnë akoma më shumë. Ku shpresa dhe e drejta të vritet nga frikë. Ka edhe më keq, nëse prisni vetëm nga Ilir Meta apo kushdo tjetër. Prandaj duhet që të nisemi në përfundimin e këtij evenimenti për të takuar çdo qytetar të Shqiprisë. Ne e dimë që është bërë gjithçka që nga '98 deri sot për të bllokuar referendumin. Një grup politikanësh dhe oligarkësh grabisin Shqipërinë. Viktima janë të rinjtë dhe të rejat. I bëj me dije çdo anëtari dhe simpatizanti që Ilir Meta doli kundër një basti të çmendur për t'i besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen edhe për orën, për të djegur mandatet duke lënë parlamentin. Djegia e mandateve ishte e planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, nga oligrakët që drejtojnë vendin duke punuar me të dy palët,"-tha Meta në fjalën e tij. 

ilir meta konventa e lsi

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 19:26 k.m.

VIDEO-LSI ndryshon emrin e partisë

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të paris...

Politike 25 Korrik 2022, 19:24 k.m.

Konventa e LSI, Meta pritet me ovacione

Momenti kur futet Ilir Meta TIRANË- Prej ditës së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike. Pasditën e sotm...