Politike

VIDEO-LSI ndryshon emrin e partisë

Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.

25 Korrik 2022, 19:26 Nga k.m.

VIDEO-LSI ndryshon emrin e partisë

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të parisë. Ish-deputetja e LSI, Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.

Por ende nuk dihet se cili do të jetë ndryshimi, pasi emri i ri ende nuk është prezantuar. 

“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon: Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së parisë. Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme,”- tha Caka.

 

konventa e lsi

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 19:24 k.m.

Konventa e LSI, Meta pritet me ovacione

Momenti kur futet Ilir Meta TIRANË- Prej ditës së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike. Pasditën e sotm...