Politike

Sali Berisha nga Fieri: Shpallja non-grata nga Britania është akt korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës

Berisha u shpreh se ky është një vendim i marrë nga George Soros dhe Edi Rama që sipas tij duan të ndalojnë aksionin e tij opozitar. 

25 Korrik 2022, 19:24 Nga e.k
Sali Berisha nga Fieri: Shpallja non-grata nga Britania është akt
Sali Berisha

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarë të Fierit për të diskutuar për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u ndal dhe tek vendimi i Britanisë së Madhe e cila e shpalli non-grata, vendim që vjenm pas atij të marrë nga SHBA. Berisha u shpreh se ky është një vendim i marrë nga George Soros dhe Edi Rama që sipas tij duan të ndalojnë aksionin e tij opozitar. 

Sali Berisha:Ju e morët vesh se para 3 ditësh njoftohem se jam shpallur non grata. Mund t’ju them një gjë, Hasan Zyko Kamberi ishte gjeni kur shkruante: “Me para ia hyn qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”! Ky miqtë e mi është një akt i tmerrshëm korruptiv. Mbetem i vendosur të luftoj për ju korrupsionin me të gjithë forcën tim nga cilido qoftë. Akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga Soros dhe Edi Rama gjatë të cilit 1 vit rresht nuk nxorën një fakt të vetëm dhe ju jap fjalën se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm. Pas këtij ju duhej edhe një tjetër akt që thonin se e ka bërë edhe Britania. E gjithë bota po ta bëjë mbi bazë korrupsioni do ta denoncoj. Asgjë s’më tërheq mua nga kauza e drejtë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit e Edi Ramës, lufta kundër korrupsionit të qeverisë, lufta kundër bandave dhe krimit. Por këto nuk janë agjenda jonë. Agjenda jonë është rrëzimi i kësaj qeverie.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 19:24 k.m.

Konventa e LSI, Meta pritet me ovacione

Momenti kur futet Ilir Meta TIRANË- Prej ditës së sotme Ilir Meta, ish-presidentit i vendit i rikthehet jetes politike. Pasditën e sotm...