Politike

Reforma Territoriale/ Berisha: Edi Rama dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve, është një rrezik kombëtar

Gjatë fjalës së tij kreu i demokratëve e cilësoi Reformën Territoriale të viti 2014 si një reformë që i shërben vetëm Edi Ramës dhe u heq qytetarëve të drejtën e përfaqësimit. 

25 Korrik 2022, 19:07 Nga e.k
Reforma Territoriale/ Berisha: Edi Rama dëmtoi rëndë
Sali Berisha

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarë të Fierit për të diskutuar për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij kreu i demokratëve e cilësoi Reformën Territoriale të viti 2014 si një reformë që i shërben vetëm Edi Ramës dhe u heq qytetarëve të drejtën e përfaqësimit. 

Ai u zotua se do t'u japë qytetarëve zgjidhjen më të mirë me reformën e re që po hartohet nga një grup pune i ngritur në selinë Blu. 

Sali Berisha: E vërteta është se Edi Rama është armik i demokratëve dhe gjithë qytetarëve pa parti që besojnë në rregullat e demokracisë. Edi Rama e ka nisur që në fillim, e nisi me Reformën Trerritoriale me të cilën dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve. Tranformimet që u bënë në infrastruktë dhe ndrysimet demografike e bënin të domosdoshme reformen por ai e përdori për parime të kundërta. Ai përdori centalizimin e këtij proçesi dhe sot në Fier ke fshatra që nuk përfaqësohenj nga asnjë këshilltar, i zëvendësoj me militantë që nuk ju japin ju llogari por vetëm atij që i emëron. Alfa e demokracisë fillon me votën dhe përfaqësimin, përfaqësimin dhe votën dhe ky i shkatërroi me reformën e qeverisjes vendore. I la bashki të gjitha ato që donte dhe sot Gjirokastra me 100 mijë banore ka 4 bashki dhe sot Tirana me më shumë se 1 milion banorë ka 4 bashki, prandaj ai është një rrezik kombëtar. Vazhdoi me blerjen e votës, patronazhistët, terrotin dhe sot qëndron në pushtet në mënyrën më të paligjshme që mund të qëndrojë një njeri. Ne po i ofrojmë qytetarëve altëernativa, Oerd Bylykbashi, Ylli Asllani, Ivi Kaso, Besnik Alija, një akademik i shlëlqyer do të paraqesin para shqiptarëve projektin e ri të ndarjes territoriale që ka vetëm një qëllim, riukthimin tek qytetari.

sali berisha

Sondazh

Poll