Politike

EMRI/ Pas Panaritit, një tjetër këshilltar jep dorëheqjen nga presidenca, largohet Ylli Asllani

Përmes një letër drejtuar kreut të ri të shtetit, Asllani ka paraqitur dorëheqjen e tij.

25 Korrik 2022, 17:58 Nga k.m.
EMRI/ Pas Panaritit, një tjetër këshilltar jep dorëheqjen
Foto ilustruese

TIRANË- Një ditë pas largimit të Ilir Metës nga Presidenca, kanë nisur edhe dorëheqjet e para të këshilltarëve të tij. I pari që dha dorëheqjen, ishte drejtori i Kabinetit, Edmond Panariti, i cili u zëvendësua në këtë pozicion nga Eduard Seitaj. Por tanimë ka dhënë dha dorëheqjen edhe këshilltari i Presidentit, Ylli Asllani.

Përmes një letër drejtuar kreut të ri të shtetit, Asllani ka paraqitur dorëheqjen e tij.

EMRI/ Pas Panaritit, një tjetër këshilltar jep dorëheqjen

“Sot në ditën tuaj të parë në detyrë dua t’ju paraqes dorëheqjen time nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Qeverisjen Vendore. Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me respektin personal ndaj jush por reflekton formimin dhe standardin tim rreth marrëdhënieve institucionale në rrethana dhe kushte të reja. Suksese. Me respekt Ylli Asllani”, thuhet në dokumentin dërguar presidentit të ri Bajram Begajt.

Megjithatë deri më tani nuk dihet se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në postin e këshilltarit të kreut të shtetit, Bajram Begajt.

ylli asllani

Sondazh

Poll