Politike

Nga fjalimi i Ilir Metës te ndryshimi i emrit, çfarë pritet të ndodhë sot në Konventën Kombëtare të LSI

Konventa Kombëtare do të nisë në orën 19:00, e përveç fjalimit të Ilir Metës, fjalime do të mbajnë edhe figurat qendrore të kësaj force politike.

25 Korrik 2022, 18:10 Nga k.m.
Nga fjalimi i Ilir Metës te ndryshimi i emrit, çfarë pritet
Foto ilustruese

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë sot në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve, Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, pas rikthimit të Ilir Metës. Ky i fundit rimori kartën e anëtarësisë dhe do të mbajë fjalim para mbështetësve të tij.

Konventa Kombëtare do të nisë në orën 19:00, e përveç fjalimit të Ilir Metës, fjalime do të mbajnë edhe figurat qendrore të kësaj force politike. Ilir Meta prej kohësh kishte paralajmëruar se do të rikthehej në politikën aktive të vendit, ndërsa ka dyshime se LSI-së do i ndryshohet edhe emri. Deri më tani përflitet se emri i ri do të ketë "Agimi", por nuk dihet se kur do të ndodhë ndryshimi. Apo sesi Meta do të rikthehet në krye të partisë që e themeloi.

konventa kombetare e lsi

Sondazh

Poll