Politike

Malltezi i përgjigjet Ballës: Mashtrues! Sill provat në gjykatë që të shpëtosh nga dënimi për shpifje

Jamarbër Malltezi e quan Ballën mashtrues dhe i kujton dënimin nga Gjykata e Tiranës për shpifje.  

25 Korrik 2022, 17:30 Nga k.m.
Malltezi i përgjigjet Ballës: Mashtrues! Sill provat në
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi i është përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Ballës. Malltezi e quan Ballën mashtrues dhe i kujton dënimin nga Gjykata e Tiranës për shpifje.  

"Po te kesh prova e fakte eja silli ne gjykate te shpetosh edhe nga denimi per shpifje. Perballu me drejtesine pa frike qofte per shpifjet 10-vjecare dhe qofte per kallzim te rreme ne SPAK!,"- i drejtohet Malltezi-Ballës. 

Reagimi i JAMARBËR MALLTEZIT:

Mashtruesit te PS: nxirr provat para shqiptareve e leri filmat dhe shpifjet. Ke 10 vjet qe shpif dhe filmat e tu te soc realizmit jane bajate. Nxirr provat para shqiptareve qe ti shohin te gjithe. Nuk pate asnje prove a asnje fakt e u gjete shpifes nga gjykata e shkalles se pare. Tani ke 8 vjet qe ke bllokuar gjykimin ne gjykaten e larte. Sot don te fshihesh pas spak. Ne fakt spak ka dy vjet qe nuk te jep pergjigje pasi duhet te te akuzoje per kallzim te rreme. Dhe te jesh i bindur se kjo te pret. Po te kesh prova e fakte eja silli ne gjykate te shpetosh edhe nga denimi per shpifje. Perballu me drejtesine pa frike qofte per shpifjet 10-vjecare dhe qofte per kallzim te rreme ne SPAK!

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Sot, Balla shkroi sërish në SPAK, sipas tij për të dorëzuar prova të reja. 

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll