Politike

Kryeministri spanjoll në vizitë pune në Ballkanin Perëndimor, mbërrin në Podgoricë, anashkalon Kosovën

26 qershorin e kaluar, gjatë takimit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sanchez vendosi të "riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallëroj procesin e zgjerimit" për vendet e Ballkanit Perëndimor.

25 Korrik 2022, 17:06 Nga k.m.
Kryeministri spanjoll në vizitë pune në Ballkanin
Pedro Sanchez

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor më 29, 30 dhe 31 korrik dhe 1 gusht. Konkretisht, Sanchez do të vizitojë Beogradin (Republikën e Serbisë), Sarajevën dhe Mostarin (Bosnje-Hercegovinë), Podgoricën (Mali i Zi), Shkupin (Republikën e Maqedonisë së Veriut) dhe Tiranën (Republika e Shqipërisë). Duke lënë jashtë turit të tij në Ballkan, Kosovën, të cilën Spanja nuk e njeh ende si shtet të pavarur.

26 qershorin e kaluar, gjatë takimit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sanchez vendosi të "riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallëroj procesin e zgjerimit" për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë se Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar tashmë negociatat për anëtarësim në BE prej kohësh, e së fundmi edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Sanchez vendoisi objektiva të tjerë. Sánchez tha se Spanja është në favor të zgjerimit të BE-së, duke shtuar se statusi i kandidatit duhet të transferohet edhe në Bosnje.

pedro sanchez

Sondazh

Poll