Politike

Harrohet me takime, Meta s'ka kohë të rregullojë postimet, ende 'PRESIDENT' në Facebook e Insta

Akoma deri më tani Ilir Meta, mban në rrjetet e tij sociale postin; Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Ilir Meta.

25 Korrik 2022, 16:14 Nga k.m.
Harrohet me takime, Meta s'ka kohë të rregullojë postimet,
Ilir Meta dhe Bajram Begaj

TIRANË- Bajram Begaj ka marrë zyrtarisht detyrën si President i tetë i Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, kryetarja e Gjykatës Kushtetutese, Vitore Tusha, i ka dorëzuar Kushtetutën, duke zëvendësuar zyrtarisht Ilir Metën.

Ky i fundit rinisi që sot jetën e tij politike në opozitë, por duket se nuk ka pasur shumë kohë për të përditësuar statueset e tij edhe në rrjetet sociale. Akoma deri më tani Ilir Meta, mban në rrjetet e tij sociale postin; Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Ilir Meta.

Harrohet me takime, Meta s'ka kohë të rregullojë postimet,
Profili i Facebook

Ka postuar sot në të gjithë rrjetet e mundshme sociale, foto dhe video, me miq edhe vetë, por ka harruar që të heqë postin që ka mbajtur. Edhe pse statusin do vazhdojë ta mbajë.

Harrohet me takime, Meta s'ka kohë të rregullojë postimet,

ilir meta bajram begaj

Sondazh

Poll