Sport

U vonua në mbledhjen e skuadrës, Ten Hag përjashton nga skuadra yllin e Man.United

Erik ten Hag e ka nisur me dorë të hekurt aventurën e tij si trajner i Manchester United.

25 Korrik 2022, 17:06 Nga DOSJA
U vonua në mbledhjen e skuadrës, Ten Hag përjashton nga skuadra
Erik ten Hag

ANGLI- Erik ten Hag e ka nisur me dorë të hekurt aventurën e tij si trajner i Manchester United. Në orët e fundit, tekniku holandez ka përjashtuar një nga yjet e skuadrës pasi u paraqit për herë të dytë me vonesë në mbledhjen e ekipit.

Në fakt, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, por sipas The Athletic, Ten Hag e ka përjashtuar lojtarin nga një miqësore e parashikuar në fazën përgatitore si për t’i bërë të qartë se nuk toleron asnjë. Së fundmi, tekniku thekson se nëse lojtarët nuk janë të disiplinuar jashtë fushës, atëherë edhe në lojë nuk do të jenë të tillë.

Rregullat e tij kanë fituar lëvdata nga lojtarë si Bruno Fernandes dhe David De Gea, të cilët të dy mendojnë se skuadra ka nevojë për disiplinë. “Ne kishim nevojë për një kulturë më të mirë futbolli, për të menduar vetëm për futbollin, asgjë tjetër”, tha portieri spanjoll javën e kaluar kur u pyet për filozofinë e trajnerit të ri.

E.Ç (Dosja.al)

ten hag manchester united

Sondazh

Poll