Aktualitet

Situatë e rëndë nga zjarret në vend, në Orosh rrezikohen banesat, Kepi i Rodonit 10 ditë nën flakë

Mësohet se zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta duke rrezikuar dhe banesat që ndodheshin shumë pranë vatres së zjarrit duke u bërë një rerezik për jetën e banorëve. 

25 Korrik 2022, 13:58 Nga e.k
Situatë e rëndë nga zjarret në vend, në Orosh
Foto ilustruese

LEZHË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë alarmante, vijon të ketë vatra aktive dhe në disa raste janë rrezikuar banesat. Një zjarr masiv u përhap me shpejtësi në Ndërshen dhe Orosh të Mirditës ku rrezikohen edhe banesat.

Mësohet se zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta duke rrezikuar dhe banesat që ndodheshin shumë pranë vatres së zjarrit duke u bërë një rerezik për jetën e banorëve. 

Ndërkohë situata në Kepin e Rodonit vazhdon prej 10 ditësh të jetë alarmante dhe zjarrfiksit në betejë me flakët.  Mësohet se 20 forca zjarrëfikësish kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët e për të mos lejuar përhapjen e tyre. Po ashtu, ndihmë ka ardhur dhe nga ajri, ku një helikopter është angazhuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, 40 ushtarë kanë mbërritur në ndihmë të forcave zjarrëfikëse. 

lezhe kepi i rodonit

Sondazh

Poll