Aktualitet

U akuzuan se favorizuan kultivim droge, Apeli Shkodër liron 4 policët e Velipojës

Gjykata e rrethit kishte vendosur masën “Arrest shtëpie”, ndërkohë që sot trupa e Apelit me në krye gjyqtarin Fuat Vjerdha ka vendosur si arrest të paligjshëm

25 Korrik 2022, 13:34 Nga A.B

U akuzuan se favorizuan kultivim droge, Apeli Shkodër liron 4 policët

SHKODËR- Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat 4 punonjësit e postës së policisë Velipojë të cilët u arrestuan një muaj më parë. Gjykata e rrethit kishte vendosur masën “Arrest shtëpie”, ndërkohë që sot trupa e Apelit me në krye gjyqtarin Fuat Vjerdha ka vendosur si arrest të paligjshëm për katër efektiviët e policisë.

Ata janë:

-N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

-N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;

-Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;

-Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Këta persona u akuzuan se me anë të veprimeve dhe mosveprimeve të tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së.

shkoder

Sondazh

Poll