Aktualitet

Bënin regjistrime fiktive për mjetet me targa të huaja, arrestohen dy doganierët e Kapshticës

2 kontrollorët Denis Manoku dhe Ardian Prenja, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke kryer falsifikime kompjuterike. 

25 Korrik 2022, 13:32 Nga A.B
Bënin regjistrime fiktive për mjetet me targa të huaja,
Kapshtice

KUKËS- Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy kontrollorë të doganës së Kapshticës. Operacioni është finalizuar ditën e sotme, ku 2 kontrollorët Denis Manoku dhe Ardian Prenja, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke kryer falsifikime kompjuterike. 

Manoku dhe Prenja dyshohet se kanë kryer regjistrime fiktive për mjete me targa të huaja. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për këto ndalime pasi operacioni është ende në vijim e sipër.

kapshtice

Sondazh

Poll