VD-Kompleksi 'Partizani'/ Balla shkon në SPAK: Kuptova që është bërë punë, solla prova të reja
Taulant Balla ka shkuar në SPAK për të depozituar prova të reja për privatizimin e kompleksit "Partizani".

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas tij, Balla ka shkuar në SPAK për të depozituar prova të reja për privatizimin e kompleksit "Partizani". Jashtë për mediat, Balla është shprehur se puna me hetimin e dosjes ka shkuar mirë, ndërsa la të kuptohet se nuk jepte dot më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.
“Dosja me dokumente të reja, të cilat mendoj por drejtësinë kjo çështje është e qartë shpresoj që drejtësisë e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë 10 vite që nga hera e parë që e kam ngritur këtë çështje. Sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje. Kaq mund t'ju them sot. Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët të tjerë të tij, të cilët kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë për të hyrë në detaje. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi, ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm, etj. Unë mendoj, ose se kuptova që punë ishte bërë, kaq mund t'u them”, tha Balla.
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.
SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen e SPAK thuhet se çështja është nën hetim. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'.
Sondazh
Me çmime super, shqiptarët që falsifikonin dhe shisnin pasaportat britanike në internet për 3.500 £
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Mashtruesit po shesin pasaporta të sofistikuara false britanike në internet për 3,500 £. Bandat p&eum...
Situatë e rëndë nga zjarret në vend, në Orosh rrezikohen banesat, Kepi i Rodonit 10 ditë nën flakë
Foto ilustruese LEZHË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë alarmante, vijon të ketë vatra aktive dhe në disa raste...
U akuzuan se favorizuan kultivim droge, Apeli Shkodër liron 4 policët e Velipojës
SHKODËR- Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat 4 punonjësit e postës së policisë Velipojë të cilët u arrestuan një...
Bënin regjistrime fiktive për mjetet me targa të huaja, arrestohen dy doganierët e Kapshticës
Kapshtice KUKËS- Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy kontrollorë të doganës së Kapshticës. Operacioni ë...
Shtyhet gjyqi për Enkelejda Hoxhën/ Munguan avokatët, gjobiten me nga 20 mijë lekë
Enkelejda Hoxha TIRANË- Gjyqi për gjyqtaren Enkelejda Hoxha është shtyrë sërish. Shkak këtë radhë u b&eum...
U paraqit në SPAK, drejtuesi i DPSHTRR: S'ka lidhje me detyrën, më vjen keq që ju zhgënjeva
Blendi Gonxhe TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe mohoi aludimet se është...
Kallëzimi i "Nisma Thurje"?/ Gonxhe paraqitet në SPAK, drejtori i DPSHTRR: Sqarova çështjen timen
Blendi Gonxhe TIRANË- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe u pa...
Aksident në Lezhë! Motorçikleta përplaset me makinën tek kryqëzimi i Rrilës, drejtuesi përfundon në spital
Aksident LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë- Milot, tek kryqëzimi i Rr...
INSTAT: Hyrjet e të huajve në qershor tejkalojnë me 40% nivelin e para-pandemisë
Plazh Shqipëria pritet që të ketë këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i përket turistëve të...
I akuzuar për trafik droge/ Ish-truproja e Tahirit do të gjykohet nga GJKKO, deklarata: S'kam lidhje me akuzat
GJKKO TIRANË- Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku do të gjykohet në GJKKO. Në seancën e sotme gjyqësore, Gjykata e P...


