Sport

Pas fitores së ‘El Clasicos’ në Las Vegas, çmendet Dallasi pas Barcelonës…

Katalanasit, të martën e 26 korrikut, do të përballen me bardhezinjtë e Juventusit në Dallas...

25 Korrik 2022, 12:30 Nga DOSJA

Pas fitores së ‘El Clasicos’ në Las Vegas, çmendet

SHBA - Fitorja e ‘El Clasicos’, edhe pse vetëm 1-0 pas golit të shënuar nga Raphina (27’), ka krijuar një entuziazëm dhe optimizëm të veçantë te tifozët amerikanë të Barcelonës. Sot qyteti i Dallasit, ka përjetuar çaste të vërteta çmendurie.

Sot paradite, skuadra ‘blaugrana’ e Xavit, ka lënë pas Las Vegasin, për të fluturuar në drejtim të Dallasit, ku nesër katalanasit do të përballen me bardhezinjtë e Juventusit. Ngjarja nuk ka mbetur pa u mësuar. Me qindra të rinj, tifozë të Barcelonës, kanë pushtuar aeroportin dhe rrugët e Dallasit për të përshëndetur idhujt e tyre teksa akomodohen ne hotel. Pamjet e videove flasin vetë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll