Sport

Vingegaard, fitues i ‘Tour de France’ u largua nga Parisi me një çek 500.000 euro…

Organizatorët e 'Tour de France' kanë bërë publike shumën e shpërblimeve që kanë marrë fituesit në rrethin e famshëm çiklistik të Francës.

25 Korrik 2022, 07:52 Nga DOSJA
Vingegaard, fitues i ‘Tour de France’ u largua nga Parisi me
Vingegaard (majtas) dhe shoku tij i ekipit Van Aert, dolli me shampanjë të dielën në rrugët e Parisit

FRANCE - Fitimi i ‘Tour de France’ është ëndrra e çdo çiklisti dhe një injeksion moral në karrierën e tij sportive, si dhe një ndihmë e mirë për ekonominë e tij dhe aq më tepër këtë vit, që organizatorët e turneut e rritën totalin e shpërblimeve për vendet e para, duke shpërndarë në total deri në 2.282.00 euro. Pas garës, ASO bëri publike shumën e përfitimeve financiare që morën 22 ekipet e ‘Tour de France’, si dhe fituesin e garës. 

Danezi Jonas Vingegaard, fitues i “Tour de France” këtë sezon, u largua nga Parisi me një çek prej 500.000 euro, ndërsa ekipi i tij JUMBO bëri të njëjtën gjë me një çek prej 779.750 euro. Tadej Pogacar, që u rendit i dyti përfitoi një çek 200.000 euro, ndërsa ekipi i tij Emiratet e Bashkuara Arabe u shpërblyen me 322.960 euro. Sakaq, Geraint Thomas, që u rendit në vendin e tretë u shpërblye me 100.000 euro dhe ekipi i tij Astana me 240.610 euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll