25 Korrik 2022, 06:37
Nga DOSJA

SPANJE - Skuadra e Diego Simeone dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United këtë verë, por duhet të pakësojë faturën e pagave për të financuar këtë lëvizje. Griezmann do të hyjë në vitin e dytë të huazimit të tij dyvjeçar te Atletico, të cilët janë të detyruar të shpenzojnë 34 milionë paund për francezin verën e ardhshme.
Atletico i ka ofruar Griezmann disa klubeve, duke përfshirë PSG,raporton ‘The Times’, por kampionët francezë nuk janë të interesuar. Klubi spanjol dëshiron të heqë qafe pagën e raportuar prej 300 mijë paundësh në javë dhe të përdorë paratë e kursyera për kontratën e Ronaldos. CR7 fiton 360 mijë paundë në javë në ‘Old Trafford’, por besohet se portugezi është i gatshëm për një ulje page prej 30 për qind për të bërë një lëvizje.
Ronaldo është i vendosur të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe pasi Chelsea i dha fund interesimit për të, ai është kthyer te Atletico. Ylli portugez është i hapur ndaj asaj që do të ishte një ndryshim i diskutueshëm me Atletico, që ofron mundësinë për të luajtur në Champions League, ndërsa partnerja e tij Georgina Rodriguez është gjithashtu e prirur të kthehet në Spanjë.
37-vjeçari thuhet gjithashtu se është i impresionuar me dëshirën e Simeones për të punuar me të, ky mund të jetë edhe një prej factorëve vendimtarë për të joshur Ronaldon në Metropolitano. Por nënshkrimi i tij gjithsesi varet nga e ardhmja e Griezmann me Atleticon, që po lufton për të gjetur një ofertues.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Korrik 2022, 19:03
SHBA - Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munichut, ka hyrë në ‘luftën e ftohtë’ mes Matthijs de Ligt dhe Juventusit. P...
Sport
24 Korrik 2022, 18:04
Daniella Chavez
KILI- Dashuria për futbollin nuk njeh kufij dhe shpesh çon në zgjedhje shumë të veçanta të jetë...
Sport
24 Korrik 2022, 17:44
Antonio Conte
ANGLI- Pas turneut në Azinë Juglindore, Tottenham drejtuar nga Antonio Conte është rikthyer në Angli. Ekipi anglez f...
Sport
24 Korrik 2022, 17:18
FRANCË- Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Francës pas gabimit të pilotit të Ferrarit Charles Leclerc u përplas në...
Sport
24 Korrik 2022, 16:47
ARGJENTINE - "Argentina Selection”, dokumentari premierë u shfaq më 10 korrik, në më shumë se 240 vende nëpërmjet n&e...
Sport
24 Korrik 2022, 16:22
SPANJE - Nëse ka një gjë për të cilën janë ankuar trajnerët e fundit të Barcelonës, Koeman dhe Xav...
Sport
24 Korrik 2022, 15:50
Vitali Klitschko një figurë e madhe në boksin ndërkombëtar, sot është një nga liderët e rezistencës ...
Sport
24 Korrik 2022, 14:07
Laporta dhe Messi
SPANJË- Është një verë shumë e nxehtë për Barcelonën. Pavarësisht vështirësiv...
Sport
24 Korrik 2022, 13:39
SPANJË- Atletico Madrid dëshiron Cristiano Ronaldon dhe Cristiano Ronaldo dëshiron Atletico Madrid. Asgjë nuk mund të ishte më e...
Sport
24 Korrik 2022, 13:09
SPANJË- Bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 3 milionë euro, 10,000 euro kesh, iu vodhën disa javë më parë mesfushorit italian ...