Sport

Real Madrid ‘provokon’ në distancë PSG-në: “Keni nevojë për një psikolog!”

Sipas ‘L'Equipe’, PSG do të punësojë një psikolog për të parandaluar përsëritjen e asaj që ndodhi kundër Real Madridit në Champions League.

25 Korrik 2022, 12:04 Nga DOSJA
Real Madrid ‘provokon’ në distancë PSG-në:
Leo Messi, gjatë ndeshjes Real Madrid-PSG të Champions League

FRANCE - Luis Campos vazhdon të ristrukturojë të gjithë PSG-në dhe përveç nënshkrimit të lojtarëve, ai po bën edhe shtesa të tjera në ekipin e parë. Kështu do të vinte një nutricionist, i dedikuar ekskluzivisht për Messin, Mbappe dhe klubin. Gjëja nuk ndalet me kaq, sepse PSG-ja kërkon edhe një tjetër anëtar për ekipin e parë,  domosdoshmëri e shkaktuar nga Real Madrid.

Sipas ‘L'Equipe’, PSG dëshiron të inkorporojë një psikolog për ekipin e parë. Diçka për të cilën klubi filloi të mendonte pas humbjes kundër Real Madridit në Champions League. Psikologu do të punonte me lojtarët, duke bërë punë ekipore për të mos përsëritur atë që ndodhi në ‘Bernabeu’, kur PSG po fitonte dhe përfundoi duke humbur 3-1 dhe duke i thënë lamtumirë Champions League.

Në ‘Bernabéu’, PSG u shemb psikologjikisht pas golit të dytë të Benzemas, i cili barazoi. Një aspekt që i ka shqetësuar shumë drejtuesit e skuadrës pariziene dhe nuk duan të ndodhë më. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll