Sport

Ju kujtohet Suso? Ai është rikthyer dhe “ndihet sërish futbollist”...

Lopetegui feston rikthimin e lojtarit nga Cádiz, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga 20 nëntori.

25 Korrik 2022, 11:26 Nga DOSJA

Ju kujtohet Suso? Ai është rikthyer dhe “ndihet sërish

SPANJE - Mungesa e Suso kundër Tottenham hapi një kapitull të dyshimesh se kur lojtari nga Cádiz mund të rikthehej në fushë, pas dëmtimit tij të rëndë në kyçin e këmbës në fundin e vitit të kaluar. Tashmë ajo ngjarje i përket të së kaluarës, realiteti është diçka tjetër.

Gjithçka ka nisur pak nga pak. Nuk ka nxitim. Synohet të lihet pas lëndimi dhe vetë Suso të “ndihet sërish futbollist”. Kundër Sportingut në Lisbonë ai luajti çerekun e fundit të miqësores dhe shënoi nëpërmjet një penalltie. Ai ishte pa shkëlqim të tepruar, por me magjinë e tij të zakonshme në kontrollin e topit dhe pasime. Susan është kthyer…

“Suso nuk kishte luajtur asnjë minutë që nga 20 nëntori”,- kujton trajneri i tij, i cili madje derdhi edhe lot kur anësori u dëmtua rëndë gjatë stërvitjes. “Por t’i lëmë pas ndjenjat negative dhe të ndihemi sërish futbollist. Shpresojmë që pak nga pak të jetë në formë për të na ndihmuar”,- ka reflektuar Lopetegui. Numri 7 është një lojtar që ka pasur gjithmonë besimin e Julenit. Ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. Po, ky është një nënshkrim i ri për Sevillen.

Ju kujtohet Suso? Ai është rikthyer dhe “ndihet sërish

Në mënyrë të ngjashme, shokët e skuadrës e uruan Suson për rikthimin e tij në fushën e lojës. Të gjithë e dinë se sa keq e ka kaluar Suso në rikuperimin e tij. "Shumë ditë të këqija, javë, muaj. Për të gjitha ato momente që më të afërmit e dinë vetëm se si kemi vuajtur",- ka shkruar sulmuesi në rrjetet e tij sociale. Tani, një ditë më pak, për ta parë Suso në 100% e formës së tij sportive, që do ta lejojë atë të jetë sërish vendimtar me Sevillan. Të mërkurën, kundër Angers, do të jetë një mundësi e re për ta parë atë në veprim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll