Sport

Klopp mbyll ‘derën’ te Liverpool: "Skuadra është e kompletuar, duhet të mësohemi me Darvinin"

Sipas trajnerit gjerman të “Reds”, sulmuesi uruguajan i ardhur nga Benfica, me ndihmën e shokëve që flasin spanjisht, po përpiqet të mësojë anglisht

25 Korrik 2022, 10:22 Nga DOSJA

Klopp mbyll ‘derën’ te Liverpool: "Skuadra është

ANGLI - Jurgen Klopp është plotësisht i kënaqur me merkaton dhe transferimet e kryer nga drejtuesit e Liverpool gjatë kësaj kohe. Pas zëvendësimit të Sadio Mané me Darwin Nunez, trajneri gjerman nuk do të të bëjë kërkesa të tjera në bordin e “Reds”.

“Përveç nëse ka dëmtime ose dikush largohet,- tha ai për mikrofonat e Sky Sports, - skuadra tashmë është e kompletuar. Shpresojmë që asgjë të mos ndodhë, në mënyrë që tifozët të përqendrohen në gjëra të tjera.”

Ish-trajneri i Dortmundit më pas u fokusua në përforcimin e madh të kësaj vere: “Duhet të mësohemi me Darvinin dhe anasjelltas, kjo është absolutisht normale. Ai është një djalë i mirë dhe është shumë i lumtur që është këtu. Djemtë që flasin spanjisht po e ndihmojnë shumë dhe ai tashmë po studion anglisht”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll