Sport

Nagelsmann nis ‘luftën e ftohtë’ me Juven. Ja arsyeja pse nuk u aktivizua mbrojtësi De Ligt në miqësoren ndaj Manchester Cityt…

Në miqësoren ndaj Manchester Cityt, ish-mbrojtësi holandez i bardhezinjve të Torinos, që së fundit iu bashkua bavarezëve, nuk u aktivizua. Arsyeja mësohet nga fjalët e trajnerit të Bayernit

24 Korrik 2022, 19:03 Nga DOSJA

Nagelsmann nis ‘luftën e ftohtë’ me Juven. Ja arsyeja pse

SHBA - Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munichut, ka hyrë në ‘luftën e ftohtë’ mes Matthijs de Ligt dhe Juventusit. Pasi u zyrtarizua nënshkrimi i holandezit me bavarezët, disa lojtarë të klubit italian kritikuan mënyrën sesi mbrojtësi u largua nga Torino për në Bundesligë.

“Unë fola me De Ligt pas stërvitjes dhe ai më tha se seanca ishte më e vështira dhe më e lodhshmja që ai ka pasur në katër vitet e fundit. Por për ne, ishte vetëm një ditë tjetër normale stërvitjeje për Dr. Broich (trajneri fizik i klubit). De Ligt nuk luajti shumë minuta sezonin e kaluar dhe kam dëgjuar se në Itali është e vështirë për lojtarët të qëndrojnë në formë. Duhet të punojmë në atë aspekt me të”,- tha trajneri gjerman.

Pas tre sezonesh në Juventus, mbrojtësi nënshkroi pak ditë më parë me Bayern Munich një marrëveshje me vlerë 70 milion € + 10 milion €.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll